Elbasan, qarkullimi rrugor – (30 Tetor 1999)


Elbasan, qarkullimi rrugor – (30 Tetor 1999)

10:43 30/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Asnjë fond për normalizimin e trafikut në Elbasan. Organet e Pushtetit Lokal të këtij qyteti prej mese tre vjetesh nuk i japin përgjigje kërkesave të njëpasnjëshme nga funksionarët e inspektoriatit të qarkullimit rrugor. Fondet e kërkuara do të mundësojnë riparimin dhe mirmbajtjen e semaforeve, vizimin e rrugëvë e të tjerë.

Ndërkaq trafiku rrugor në qytet kohët e fundit është rënduar së tepërmi, duke patur parasysh edhe gjëndjen e rrugëve. Sipas drejtuesve të Bashkisë në fillim të vitit ishte përcaktuar një fond i posaçëm për këtë qëllim por u përdor për përballimin e nevojave të ngutshmë që u krijua nga ardhja e refugjatëve kosovarë.

Drejtuesit e qarkullimit rrugor të Elbasanit nuk e pranojnë këtë justifikim të pushtetarëve lokal, duke argumentuar se për përballimin e krizës, fondet janë siguruar nga OJQ e ndryshme, që morën pjesë në këtë aksion të madh humanitar. Gjatë këtij viti nuk ka patur asnjë aksident automobilistik, megjithatë drejtuesit e qarkullimit rrugor mundohen të disiplinojnë lëvizjen e automjeteve duke shpresuar tek akordimi i fondit nga pushtetarët lokal./tvklan.al






Të ngjashme