Elbasan rehabilitimi i spitaleve – (11 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Përfundon faza e parë e rehabilitimit të qendrës spitalore në Elbasan. Projekti me vlerë 5.6 miliard lireta është financimi i qeverisë italiane, i cili është parashikuar të zgjsë tre vjet. Ndërhyrja emergjente konsiston në rehabilitimin e farmacive qëndrore dhe ndërtimin e një korridori që lidh departamentin e urgjencës me repartin e patologjisë.
Pas përfundimit të kësaj faze radha i vjen kirurgjisë, pediatrisë dhe reanimacionit. Më tej do të vazhdohet me qytetet e tjera Librazhd, Gramsh dhe Peqin. Me rastin e përfundimit të punimeve dhe përurimit të tyre, i pranishëm dhe ambasadori Italian Bova, i cili është shprehur se prioriteti i qeverisë së tij do të jenë edhe qytetet ku kalon korridori i 8, ku përveç projekteve në shëndetësi do të ketë edhe për rrugë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti