Elbasan, shkatërrohen varrezat e qytetit nga përmbytjet (24 Tetor 1999)
Shirat e shumtë të ditëve të fundit përmbysin varrezat e Elbasanit. Si pasojë e mbushjes së përroit të Manezerës të këtij qyteti , tre të katërtat e varreve janë prishur pjesërisht ose totalisht duke krijuar një konfuzion tek familjarët të cilët kanë shpejtuar drejt tyre të cilët me lopata në duar janë munduar të sistemojnë varret e të afërmve të tyre.
Nuk është hera e parë që ndodhin përmbytje të tilla këtu por kjo e sivjetmja është më e rënda. Shërbimi funeral i këtij qyteti duke parë përsëritjen e shpeshtë të kësaj dukurie, ka kërkuar fonde për të riparuar pasojat e përmbytjeve. Edhe ato pak para që janë investuar në këto varreza janë të pamjaftueshme për të eliminuar dhimbjen e qytetarëve të shumtë.
Pushteti Lokal shpejton në kryeqytet për aktivitete të partive të ndryshme dhe nuk interesohet për zgjidhjen e këtij problemi delikat, aq më tepër ku kërkesat për ndryshimin e gjendjes nga banorët e Elbasanit janë tepër të shpeshta./tvklan.al