Elbasan, Sigurimet Shoqërore – (20 Gusht 1999)


Elbasan, Sigurimet Shoqërore – (20 Gusht 1999)

11:32 20/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

50 mijë pensionist në mëshirë të subjekteve shtetërore e private në Elbasan. Rreth 1500 subjekte në këtë rreth nuk derdhin rregullisht kontributet në Sigurimet Shoqërore. Subjektet private nuk i binden ligjeve të shtetit duke mos derdhur rregullisht fondet që ju takojnë pranë këtij institucioni. Ndërsa nga 110 subjekte shtetërore dy prej tyre Ferrokromi në Elbasan dhe mniera e Kromit në Përrenjas, prej vitesh nuk kanë siguruar 620 punonjësit e tyre.

Një dukuri e tillë ka sjellë probleme të mprehta sociale për punonjësit dhe familjet e tyre. Sipasoj e mospagimit në kohë të kontributeve nga subjektet efektet e menjëhershme ndihen tek rreth 50 mijë pensionist të prefekturës së Elbasanit. Subjektet në fjalë përveç pasojave që i sjellin Sigurimeve Shoqërore, dëmtojnë edhe vetveten pasi çdo vit janë të detyruar të paguajn kamat vonesë.

Për të dalë nga kjo gjendje jo e pëlqyeshme sivjet Sigurimet Shoqërore e kanë riorganizuar punën duke vendosur inspektor të përhershëm në zona të caktuar të qytetit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme