Elbasan, specialistët anglezë ndihmojnë fabrikën e bukës – (15 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të bukës në Elbasan, e cila mban peshën kryesore të furnizimit të qytetit. Mirëpo fabrika akoma punon me teknologjinë e vitit 1975. Ajo sot prodhon 6 ton bukë në ditë, por kapaciteti i saj arrin deri në 50 ton. Për të përmirësuar kushtet teknologjike, një grup specialistësh anglez, zhvilluan një vizitë pune pranë kësaj fabrike.
Nga shkëmbimi i mundësive, u pa mundësia e zëvendësimit të teknologjisë ekzistuese me atë bashkëkohore, si dhe krijimi i linjave të reja për prodhimin e bukës dhe i nënprodukteve të tjera të miellit. Njëkohësisht specialistët anglez, udhëtuan për në Cërrik, ku panë mundësinë e furnizimit të fermerëve me makineri bujqësore, duke pasur parasysh se bujqësia shqiptare rezulton 27% e mekanizuar. Grupi i specialistëve anglez, erdhi në Shqipëri me ndërmjetësinë e ambasadës angleze në Tiranë./tvklan.al