Elbasan, transformatori i ri (13 Gusht 1999)
Tjetër avari në nënstacionin e KESH-it në qytetin e Elbasanit. Në Elbasan shpërthen dhe transformatori i dytë pas të parit dy ditë më parë i cili kishte një fuqi prej 7500kw/amper. Janë shkaktuar kufizime të mëdha për furnizimin në energji elektrike në shumë institucione të qytetit.
Specialistët e ndërmarrjes energjitike po punojnë me impenjim total për normalizimin e situatës. Djegja e dy transformatërove ka krijuar probleme gjatë 24 orëve të fundit në furnizimin me ujë të pijshëm, furnizimin e furrave me enerjgji e të tjerë.
Spitali i qytetit punon në regjimin autonom falë instalimit të një gjeneratori 250 kw të ardhur nga Italia. Gjatë këtyre ditëve janë kryer 4 operacione të vështira dhe po të mos ishte ky gjenerator pasojat do të ishin tragjike për jetën e pacientëve. Ende nuk dihet se kur do të përfundojë zëvëndësimi i transformatorëve të djegur pasi dhe dimri po afron ,për të eliminuar problmet që sjell kjo periudhë e vështirë me furnizimin me energji elektrike./tvklan.al