Elbasan, ura e shembur dhe frika e banorëve nga shfrytëzimi i shkëmbinjve ( 3 Tetor 1999)
Shqetësimet për 5 mijë banorët e Komunës së Funarit në rrethin e Elbasanit duket se nuk kanë të sosur. Edhe një urë që lidhte Komunën me qytetin tani ka rënë përtokë, ndërsa 5 km rrugë janë të pakalueshme. Me ardhjen e dimrit vetëvetiu shkollat do të mbyllen dhe qendrat shëndetësore nuk do të funksionojnë. Banorët e zonës janë të pakënaqur me politikanët dhe deputetët që i përfaqësojnë.
E vetmja pasuri e tyre që u ka dhuruae natyra, masivi shkëmbor i Letanit po shfrytëzohet nga një firmë libaneze dhe nga kjo ata nuk kanë përfituar asnjë qindarkë. Sidoqoftë ajo që i shqetëson më shumë banorët e zonës është mbartja e gurëve me teleferik sepse shpesh si pasojë e tejmbushjes së kovave me gurë ata rrezikojnë të humbasin edhe jetën./tvklan.al