Elbasan, vila qeveritare për kosovarët – (27 Maj 1999)


Elbasan, vila qeveritare për kosovarët – (27 Maj 1999)

09:22 27/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një vilë luksoze qeveritare për të ardhurit kosovarë. Shtëpia e pritjes në Elbasan, një rezidencë luksoze, tashmë do të ndryshoj destinacion. Deri në vitin 1997 askush nuk dinte se ç’kishte brenda vilës, por me ngjarjet e atij viti ajo u vodhe e u plaçkit dhe u dogj pa mëshirë. Edhe tani nuk mund të futet kushdo në vilë. Atje nuk lejohet të filmohet.

Bashkia Elbasan nëpërmjet Karitasit Austriak, ka një ide origjinale për ta bërë realitet. Zyra e Urbanistikës në bashki ka hartuar preventivat dhe i ka kërkuar Karitasit Austriak një fond prej 40 mijë dollarësh për rikonstruksionin e saj. Ka patur një përgjigje pozitive nga ky organizëm, i cili së shpejti do filloj punimet.

Në përfundimin e punimeve në marrveshje edhe me drejtorinë e rezidencave qeveritare kjo vilë do të ndryshoj destinacion. Ajo do të shërbej për rehabilitimin dhe kualifikimin e të rinjve kosovarë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme