Elbasani, gati të mirëpresë Ditën e Verës (13 Mars 2001)
Në qytetin e Elbasanit kanë filluar përgatitjet e Ditës së Verës. E njohur ndryshe edhe si dita e luleve, kjo festë është kthyer në një ritual popullor për qytetin e Elbasanit. Për t’a kaluar këtu këtë ditë kanë mbërritur mjaft mysafirë jo vetëm nga rrethe të tjera të vendit, por edhe nga vise përtej kufirit. Dita e Verës është një festë me karakter popullor dhe bashkia e këtij qyteti ka përgatitur një sërë aktivitetesh kulturore.
Kështu në qendër të qytetit do të zhvillohet një koncert i madh. Gjatë gjithë ditës, programi artistik do të jetë i ngjeshur m këngë dhe valle popullore, muzikë, cirk, karnavale si dhe ndeshje futbolli e lojëra të ndryshme. Ndërsa në pallatin e sportit do të hapet panairi Verë 2001. Por, tradicionale në këtë festë në qytetin e Elbasanit janë edhe gatimi i ballokumeve për të cilat amvisat kanë filluar përgatitjet./tvklan.al