Elbasani më në fund do të ketë 24 orë ujë ( 15 Tetor 1999)


Elbasani më në fund do të ketë 24 orë ujë ( 15 Tetor 1999)

15:59 15/10/1999

Problemi me ujë të pijshëm i qytetit të Elbasanit ekzistent që në vitin 1996 duket se po gjen zgjidhje këtë vit. 34 milion deutsch marka është fondi i dhënë nga Qeveria Gjermane për një sistem të mirë të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.

Sot në Ministrinë e Punës dhe Transporteve është nënshkruar kontrata koncensionale midis palës gjermane dhe Pushtetit Lokal të Elbasanit. Për tre vite janë verifikuar zonat dhe është parë ana teknike. Kontrata përfshin 30 vjet bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Elbasanit. Mënyrë europiane për mbylljen e ujërave të zeza.

70% e këtyre fondeve janë dhënë nga Banka Gjermane për Ndërtimin dhe Zhvillim dhe 30 % nga Ndërmarrja Ujësjellësit Berlin. Sipas Kryetarit të Bashkisë Elbasanit këto dy muaj pritet vendimi i Qeverisë dhe qyteti i Elbasanit do këtë 24 orë ujë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme