Elbasani natën e Vitit të Ri – (2 Janar 2000)
Një djalë i lindur me operacion në minutën e dytë të këtij mijëvjeçari, dy persona në kërkim të arresuar nga policia por edhe një elektricist i vdekur në krye të detyrës në qytetin e Gramshit, kanë qenë momentet e shënuara të orës së festës të ndërrimit të mijëvjeçarit në prefekturën e Elbasanit. Megjithatë mijra qytetare kanë festuar mës një qetësie të paparë, pa krisma armësh, por veçse nën shiun inkandeshent të fishekzjarreve të pafund. Qetësia dhe rendi janë garantuar nga qindra policë dhe rreth 40 makina që kanë patrulluar gjatë gjithë këtyre orëve. Në krye të uniformave blu në të gjitha pikat më delikate të prefekturës ka qëndruar vetë drejtori i saj i policisë, kolonel Edmond Koseni. Për këtë organizim ai ka preferuar të shprehet për Tv Klan.
Edmond Koseni, drejtori i policisë Elbasan:- “Drejtoria e policisë prefekturës Elbasan, ka marrë masa të rrepta për sigurinë e rendit dhe qetësinë. E gjithë drejtoria është në krye të detyrës. Unë si drejtor i uroj popullit të Elbasanit gëzuar Vitin e Ri 2000”.
Nga kjo punë e policisë në orët e ndërrimit të viteve dy të rinj në kërkim janë arrestuar, ndërkohë që në orën 12:02 të 1 Janarit 2000, është shënuar dhe lindja e parë në maternitetin e qytetit të Elbasanit. Në këtë prefekturë me përpjekjet e filjalit të KESH-it dritat nuk kanë qënë të parnishmë në çdo shtëpi. Në përpjekje për ti sjelle energjinë bashkëqytetarëve, një elektricist në Gramsh ka humbur jeten. Gjithësesi këto incidente nuk ja kanë zbehur shkëlqimin e festës banorëve të prefekturës së Elbasnit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori