Elbasani nuk do të ketë me përmbytje. Gati fondi i investimit nga Bashkimi Europian (6 Tetor 2000)
Elbasani tani e në vazhdim do të jetë i mbrojtur nga ujërat e larta që zbresin nga zonat malore dhe veriore të qytetit. Për herë të parë një sfond prej 20 milion lekësh të reja, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me donatorë Komunitetin Europian dhe programin LTZ, bënë të mundur mbështetjen e një vepre retrospetive të përmasave të mëdha duke sistemuar një herë e përgjithmonë ujërat e larta të zonës veriore të qytetit.
Gjatësia e kanalit është 6.2 kilometra dhe ndahet në dy pjesë. Njëra është e vendosur në përroin e Manazerës në lindje të qytetit dhe tjetra në Zaranikë, në shtratin e lumit të mbuluar me inerte. Zaranika vazhdon të mbetet problem për qytetin e Elbasanit. Ky riparim i mundësuar nga Bashkimi Europian ka një kosto prej 150 mijë dollarësh./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame