Elbasani përuron ujësjëllësin e ri (7 Dhjetor 2000)


Elbasani përuron ujësjëllësin e ri (7 Dhjetor 2000)

11:32 07/12/2000

Banorët e komunës së Shalsit në Elbasan tani kanë ujë të pijshëm. Ujësjellësi i ri është ndërtuar me fondet e Ministrisë së Punëve Publike. 35 milionë lekë të reja janë shpenzuar për shtrirjen e tubacioneve të reja. Furnizimi me 25 litra ujë në sekond, u vjen në ndihmë rreth 40 mijë banorëve të komunës së Shalsit dhe Dumresë.

Në përurimin e këtij Ujësjellësi ka marrë pjesë Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi. Më pas ministri Poçi i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku i qytetit të Elbasanit Domi, ka parë unazën e këtij qyteti e cila kërkon investim për rehabilitimin e plotë të saj. Për të rregulluar rreth 540 metrat e kësaj rruge, nevojiten rreth 50 milionë lekë të reja. Për këtë rehabilitim Ministri Poçi kërkoi dhe projektet përkatëse në mënyrë që punimet këtu të fillojnë menjëherë./tvklan.al






Të ngjashme