Elbasan/Ndezin zjarr të qëllimshëm dhe djegin 70 rrënjë ullinj, arrestohen
Elbasan – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të Ardjan Stafa, 34 vjeç, banues në fshatin Balëz Elbasan dhe Agim Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Balëz Elbasan.
Këta dy persona u arrestuan nga efektivët e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi në fshatin Balëz në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet të kenë ndezur zjarr. Si pasojë janë djegur 70 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q. P 57 vjeç dhe R. P, 69 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr./tvklan.al