Elektra e Sofokliut, në Shkurt në Teatrin Kombëtar


Elektra e Sofokliut, në Shkurt në Teatrin Kombëtar

14:18 11/01/2010

Tragjedia e madhe greke Elektra e Sofokliut është premiera e parë e Teatrit Kombëtar për  2010-ën, që do të vihet në skenë në muajin Shkurt nga regjisori Adonis Filipi. Kjo tragjedi për simbolikën dhe ekspresivitetin e ndjeshmërisë njerëzore përbën një ambicje të vërtetë për teatrin tonë, aq më tepër kur nuk është vënë asnjëherë më parë në skenë.

Luiza Xhuvani si Elektra, Roza Anagnosti në rolin e Klitemnestrës e mjaft aktorë të njohur përbëjnë kastin e aktorëve, ku roli i Orestit i është besuar aktorit shqiptar Laert Vasili.

Edhe pse për herë të parë në skenën shqiptare, Laert Vasili njihet për rolet e tij në Teatrin Kombëtar të Greqisë, ku punon prej shumë vitesh.

Fabula e Elektrës, motrës binjake të Orestit, e cila e shpëtoi pas vrasjes së të atit, Agamemnonit, në pabesi,  është e njohur për të gjithë.

Rikthimi i Orestit për të marrë hakun e të atit, duke vrarë edhe nënën e pabesë , Klitemnestra bashkë me Egistin, do të sjellë në skenë në një formë bashkëkohore mesazhin e një drejtësie që vihet në vend me çdo çmim.

Tv Klan






Të ngjashme