Elektricisti bie nga muri, humb jetën në punë
Një elektricist ka gjetur vdekjen duke punuar. Sipas policisë, rreth orës 12:30, në spitalin rajonal të Vlorës ka mbërritur i pajetë 23-vjeçari Shyqyri Baraj.
I riu, punonjës i OSHEE-së, ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian.
Dyshohet se Shyqyri Baraj ka rënë nga një mur, në punime e sipër me kabllot elektrike dhe për shkak të dëmtimeve të rënda është shoqëruar menjëherë drejt spitalit.
Fatkeqësisht 23-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave./tvklan.al