Eleni Foureira: Shkoj shpesh në Shqipëri për të takuar gjyshërit


Eleni Foureira: Shkoj shpesh në Shqipëri për të takuar gjyshërit

18:34 07/04/2018

Eleni Foureira vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat greke. Këngëtarja shqiptare thotë se viziton shpesh Shqipërinë. Në një intervistë për një gazetë greke, ajo tregon se arsyeja përse udhëton shpesh drejt vendlindjes, janë gjyshërit e saj të cilët ndodhen në Shqipëri.

Të kujtohet ndonjë gjë nga Shqipëria edhe pse jetove për pak vite aty?

“Nuk harrohen. Ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Të them të vërtetën, kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër motra e vëllezër. Familje e madhe. Më kujtohen vite të bukura, pa pamje të shëmtuara. Dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta. Me plumba, me dhunë”,

thotë ajo.

Ke shkuar përsëri në Shqipëri?

“Po sigurisht, gjyshja dhe gjyshi jetojnë aty. Shkoj shpesh për t’i parë. Janë shumë të lumtur për mua, krenohen dhe gëzohen me aq sa kam arritur

“, ka treguar Eleni Foureira.

Ajo është një këngëtare e suksesshme në vendin fqinj dhe pak kohë më parë zbuloi publikisht se është me origjinë shqiptare. Eleni është përzgjedhur edhe si përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion. /

tvklan.al






Të ngjashme