Eli Fara: Pres të martohem…


Eli Fara: Pres të martohem…

21:54 23/04/2018

Të vegjlit

“Në kurthin e Piter Pan”,

e mbuluan me komplimente këngëtaren Eli Fara, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si një 20-vjeçare.

Si ia bën ti meqë je e bukur dhe meqë je 20 vjeçe? Çfarë bën kur je 20 vjeçe?

“Jam 20 vjeçe? Po ja, pres të martohem”.

A do doje të bëje një bebe tjetër?

“Ç’të të them tani…”

Çun apo gocë?

“Unë do doja çun në fakt sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe, edhe më ka mbetur peng që nuk e kam bërë”.

Dhe dëshira e këngëtares u plotësua nga drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i solli asaj Gabrielin, një djalë vetëm 3 muajsh e gjysmë.

Fara i këndoi atij një ninullë dhe me humor tha se nëse Marina, vajza e saj, nuk bëhet me bebe mund edhe ta mendojë që të adoptojë një fëmijë tjetër.

/tvklan.al






Të ngjashme