Helidon Bendo emërohet në krye të SHISH


Helidon Bendo emërohet në krye të SHISH

12:41 30/10/2017

Helidon Bendo është emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, pas largimit të Visho Ajazit. 

Bendo është emëruar si  zëvendësdrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Prill të vitit 2016. Prezantimi është bërë nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi, në ambientet e SHISH-it.

Ndërkaq ditën e hënë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

“Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”,

thuhet në njoftim të zyrës së shtypitit të kryeministrisë.

/tvklan.al






Të ngjashme