Elifi “mund” Erdoganin
Filmi ku luan Tuba Buyukustun është parë nga më shumë dy-fishi i njerëzve që kanë parë filmin kushtuar jetës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fundjavës së kaluar.
Sipas një raporti të publikuar sot nga “HaberTurk”, “E Kuqja e Stambollit” ku luan Tuba Buyukustun, e njohur si Elifi i “Dashuri dhe Diamante”, është parë nga 160 630 persona gjatë fundjavës. Ndërsa filmi “Shefi”, kushtuar jetës së Erdoganit është parë nga vetëm 67 580 persona. Në vendin e parë me 718 986 bileta të shitura gjatë fundjavës qëndron “Recep Ivedik 5”, film komedi, ndërsa në vendin e dytë është renditur “Logan: Wolverine” me 219 046 bileta të shitura. Lista e katër filmave më të shikuar: Recep Ivedik 5: 718 986 Logan: Wolverine: 219 046 E Kuqja e Stambollit: 160 630 Shefi: 67 580 /tvklan.al