Eliot Engel në Shqipëri – (4 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryesor për ndërtimin e demokracisë në vend janë shqiptarët. SHBA do të ndihmojnë dhe do të mbështesin ngritjen e institucioneve demokratike në Shqipëri. Kështu u shpreh kongresmeni amerikan Eliot Engel. Pas mjaft takime të filluara që nga dita e djeshme me kryeministrin shqiptar e duke vazhduar me forca të tjera politike për më shumë njohuri rreth takimeve dhe bisedave të konsumuarame ta informon gazetarët në një konferencë të përbashkët shqypi.
Për Kongresmenin Engel SHBA do të punoj të ndihmoj Shqipërinë për të ardhmen e saj. Roli ynë është të mos anojmë nga asnjë forcë politike. Në takimet që kam zhvilluar këtu thotë Engel kam vënë re se secili i kuptonte problemet që ka Shqipëria, por duan që SHBA të jetë ajo që të sheshoj problemet e këtij vendi.
Një prej bashkëpunimeve që Engel do të insistojë është problem i drogës, madje ai do të ndihmoj dhe me programin që shtetet e tjera do të ndërrmarin për Shqipërinë. Ndërsa i pyetur për Kosovën Engel si solucion të vetëm të saj sheh shtetin e lirë dhe të pavarur. Gjithnjë ka përkrahur vetëqeverisjen. Kosova nuk duhet të jetë pjesë e Serbisë apo e Jugosllavisë.
Pas Shqipërisë Engel do të shkoj në Maqedoni dhe pastaj në Kosovë, ku ka premtuar edhe ndihma për të. Në fund të takimit kongresmeni Engel u shpreh se kur të kthehet në Ëashington do të luftoj për të dhënë çdo ndihmë për vendin tonë por kryesorja mbeten shqiptarët./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti