Elis Bakajt shënon golin e parë
Elis Bakaj ishte protagonist me RNK Splitin në barazim 2 – 2, me Cibalia, në kampionatin kroat.
Futbollisti shqiptar realizoi golin e parë me këtë ekip dhe ndihmoi në golin tjetër të skuadrës vendase.
Bakaj zhvilloi një lojë të mirë duke patur edhe të tjerë raste shënimi.
29-vjeçari u transferua këtë verë te RNK Spliti ku luan edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.
Në këtë sfidë Rrahmani mbajti edhe shiritin e kapitenit. RNK Spliti pas 5 ndeshjesh ka 3 pikë. /TV KLAN