“EliXir”, programi më i ri në Klan Plus nga Edi Oga (Video)


“EliXir”, programi më i ri në Klan Plus nga Edi Oga (Video)

21:22 20/03/2019

Ai është një personazh i cili i ka kushtuar medias dhe programacionit më shumë se 20 vite nga jeta e tij.

Mesa duket pasioni për median e ka bërë Edi Ogën të zgjedhë një tjetër rrugë nga ajo për të cilën ka studiuar dhe të jetë pjesë e televizionit, jo vetëm si skenarist apo autor programesh, por edhe si moderator.

Së fundmi ka zgjedhur të sjellë një program të ri, me një titull mjaft interesant “EliXir”. I ftuar në emisionin “Rudina në Tv Klan, Oga tregoi detaje rreth emisionit të tij, që ka nisur transmetimin në “Klan Plus” që prej datës 16 Mars.

“Në fakt programi i ëndrrave do të ishte diçka tjetër, ndërsa ky është program i detyrueshëm për mua. E ndjej detyrë sepse një profesor italian më ka thënë dikur një shprehje: “Kur njeriu di diçka, ka detyrim ta ndajë me të tjerët”. Unë mendoj se formimi im mjekësor bën të mundur që unë të krijoj mundësi për përhapjen e mesazheve të shëndetit publik. “EliXir” nuk është një format i dedikuar totalisht shëndetësisë sepse kam dashur të jap një spektër më të gjerë. Njeriu ka nevojë për shumë gjëra që të ndihet i mirëqenë. Është quajtur “EliXir” sepse më ka mbetur në mendje si term. Bëhet fjalë për një çaj magjik, i cili realisht nuk ekziston, por njeriu e ka krijuar idenë e elikzirit si një pije që e konsumon njëheraz dhe kjo i krijon rini të përhershme”,

tha Oga.

/tvklan.al






Të ngjashme