Ellie Goulding: Si e luftova ankthin e tmerrshëm!


Ellie Goulding: Si e luftova ankthin e tmerrshëm!

11:13 18/05/2016

 

Ellie Goulding, për numrin e ri të revistës “Flare”  ka folur mbi ankthin e saj dhe terapinë që ka përdorur për ta luftuar atë.

elli

Këngëtarja 29-vjeçare ka pranuar se ka vuajtur nga ankthi pas promovimit të albumit të saj më të fundit.

Ellie është shprehur se pavarësisht se ka qenë skeptike, ajo është detyruar t’i nënshtrohet terapisë, pasi vuante nga ataket e panikut.

“Unë kam qenë skeptike në fillim pasi unë kurrë nuk kisha bërë një terapi, por paaftësia për të lëvizur nga shtëpia sillte efekte aq të mëdha negative. Dhe kjo po ndikonte shumë negativisht në karrierën time”

– ka thënë ajo.

“Kisha atake paniku dhe nuk mund të shkoja në studio. Qaja në makinë me një jastëk mbi fytyrën time, që e kisha zakon të rrihja veten me të”-

ka shtuar ajo.

elli 2

Megjithatë ajo shprehet se tashmë ka mundur ta kalojë këtë gjendje të tmerrshme falë terapisë dhe ushtrimeve fizike në palestër dhe se ndihet krenare me trupin e saj./tvklan.al





Të ngjashme