Elvi Fundo publikon fotot pas dhunës
Gazetari Elvi Fundo ka publikuar fotot që dëshmojnë dhunën e ushtruar ndaj tij paraditen e 8 Marsit, pranë Stacionit të Trenit, në Tiranë.
Ai u godit me sende të forta nga dy persona ende të paidentifikuar në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.
Gazetari, drejtues i platformës Citynews dhe i radios Best thotë se zbardhja e kësaj ngjarje kriminale do kohën e saj, por ajo nuk duhet lënë në harresë.
Sipas tij, publikimi i fotove të dhunës duhet të shërbejë për të reaguar fort në mbrojtje të të gjithë gazetarëve, të cilët, sipas tij, nuk duhet të flasin vetëm për lidhjet e politikës me krimin, por edhe për krimin në media.
Tv Klan