Elvis Rroshi: Marr pafajësinë dhe kthehem në politikë


Elvis Rroshi: Marr pafajësinë dhe kthehem në politikë

15:52 01/06/2016

Elvis Rroshi do të kërkojë rihapjen e çështjes së tij në shtetin italian për dënimin e formës së prerë dhënë nga gjykata e minorenëve në Kampobaso, për pjesëmarrje në një përdhunim në grup dhe për dhunë, kur ishte 16 vjeç.

I bindur se do të fitojë pafajësinë ai deklaron se do t’i rikthehet jetës politike.

Në një postim në Facebook, Rroshi reagon edhe për deklaratat e Kryetarit të Partisë Demokratike, të cilit i kujton se e dha dorëheqjen për një dënim në mungesë, vendim të cilin thotë se e zbuloi vetë dhe nuk iu shmang drejtësisë me raporte mjekësore false.

Ai thotë se e keqja Shqipërisë i vjen nga politikanë që nuk dënohen dhe që janë kriminelët e hajdutët e vërtetë të këtij vendi, ndërsa shprehet se po të ishte Basha i ndershëm, nuk do ta pengonte Reformën në Drejtësi.

Nga Partia Socialiste, deputeti Alfred Peza, theksoi se Rroshi u largua në mënyrë vullnetare, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të hetojë rastet e tre deputetëve demokratë.

Partia Demokratike iu kundërpërgjigj duke thënë se kryeministri duhet tu kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe veçanërisht qytetarëve të Kavajës se po del në mbrojtje një të dënuari për përdhunim në grup.

Tv Klan






Të ngjashme