Elvis Rroshi mbetet në arrest shtëpie


Elvis Rroshi mbetet në arrest shtëpie

13:18 04/07/2016

Gjykata e Apelit e Tiranës ka konfirmuar masën e sigurisë arrest shtëpiak për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, marrë nga shkalla e parë në 16 Qershor. Apelimi ishte bërë nga të dyja palët edhe prokuroria, ashtu dhe nga avokatët e Rroshit.

Organi i akuzës kërkoi arrest më burg për kryetarin e Bashkisë së Kavajës për akuzën e falsifikimit të dokumeteve, në këtë rast formularin e Dekriminalizimit.

Rroshi nuk ka pasqyruar në formular 4 raste të dënimit apo debimit të tij nga dy shtete të Europës.

Nga hetimi rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për një përdhunimi të kryer në vitit 1995 në Campobasso.

Tv Klan






Të ngjashme