Elvis Rroshi merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është marrë në pyetje sot në prokurorinë e Tiranës, 5 muaj pas nisjes së procedimit penal ndaj tij lidhur me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.
Rroshi ka mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe në deklaratat e mëparshme publike se nuk ka qenë i dënuar asnjëherë më parë.
Edhe për dënimin e marrë nga drejtësia italiane Rroshi u tha prokuroreve se nuk ka pasur dijeni.
Kryebashkiaku i Kavajës ka kërkuar të njihet me provat, që organi i akuzës ka kundër tij dhe me pas do të jetë i gatshëm të shprehet. /tvklan.al