Emel, fëmija i parë i 2020-s


Emel, fëmija i parë i 2020-s

14:57 01/01/2020

6 fëmijë erdhën në jetë në orët e para të vitit

Quhet Emel! Erdhi në jetë sapo akrepat e orës njoftuan trokitjen e 2020-s. Vogëlushja është bekimi i dytë i familjes Leshi, por fëmija i parë shqiptar që lindi në dekadën e re.

Për Mirandën dhe Qamilin, çiftin e ri nga Kavaja emocionet janë të forta. I gëzohen shëndetit të mirë të vajzës së porsalindur.

Fatmir Kopani, mjek në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që asistoi lindjen e Emel në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, u shpreh se nënë dhe bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Ndërsa në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ fëmija që lindi në minutën e parë të vitit të ri ishte një djalë. 6 bebe kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” vetëm gjatë orëve të para të vitit 2020.

Tv Klan






Të ngjashme