Emergjencë zjarresh në Francë, 10 mijë të evakuar
Vijon të jetë e rëndë situata në jug-lindje të Francës, ku zjarret masive prej tre ditësh kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë.
Mbi 10 mijë persona janë evakuuar nga autoritetet në zonën e njohur si Bregu i Kaltër i Francës e deri në Korsikë. Flakët arritën deri në plazhet e famshëm si “Saint-Tropez”, zona tejet të frekuentuara nga turistët në këtë periudhë të vitit.
Në një moment zjarri u vu nën kontroll, nga mijëra zjarrfikës të mobilizuar e të ndihmuar nga avionë të shumtë. Por në mesnatë fjalët u përhapën sërish me ndihmën e erërave.
Të paktën 12 zjarrfikës dhe 15 oficerë policie u dërguan në spital, të asfiksuar.
Në emergjencë zjarresh është edhe Italia. Roma, pyjet në parkun kombëtar të Garganos, dhe jugu i vendit përballen me zjarre masive.
Kryebashkiakia e Romës Raggi, kërkoi ndihmën e pushtetit qendror, ndërsa autoritetet lokale në Siçili bënë thirrje për ndihmë ushtarakë për përballimin e situatës.
Tv Klan