Emerlinda Meksi dhe pranimi i Shqipërisë në OBT ( 4 Tetor 1999)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dorë Qeverisë Shqiptare për tu anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë por disa vende të Bashkimit Europian kanë shfaqur pengesa në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në OBT. Është firmosur marrevëshja pak ditë më parë me SHBA-në në Uashington ku vetë Qeveria Amerikane ka shprehur angazhimin e saj për të na mbështetur fushën e tregtisë dhe për integrimin në BE.
Zëvëndës Ambasadori Amerikan Shnajder ka falenderuar zonjën Meksi dhe stafin e saj për punën e bërë e cila i përkon një mbledhje statistikash dhe faktesh. Nga nëshkrimi i kësaj marrëveshjeje jo bvetëm konsumatorët por dhe prodhuesit do të përfitojnë përsa u përket tarifave. Zoti Shnajder ka përcjellë krenarinë e qeverisë amerikane që qëndron pranë Shqipërisë dhe popullit të saj.
Ceremonia e sotme dhe ajo në Amerikë janë pika të rëndësishme për të sqaruar rrugët drejt së ardhmes. Pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për bashkëpunim brenda OBT-së për të zgjeruar tregtinë shqiptare. Pak ditë më parë janë mbyllur negociatat për pranimin e Shqipërisë në OBT me SHBA. Sipas zonjës Meksi, Qeveria Shqiptare i ka mbushur obligimet për në OBT për një sistem legal dhe të demokratizuar.
Kjo është një ngjarje me kuptim të veçantë për të dyja vendet. Por entuziasmi duhet justifikuar edhe më pasi duhen kaluar dhe pengesa të tjera që zëri i Shqipërisë të dëgjohet për të përcaktuar struktura tregtare në shekullin e ardhshëm./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti