Emërohen dy ministrat, Ilir Zela dhe Mustafa Muçi – (15 Janar 2000)


Emërohen dy ministrat, Ilir Zela dhe Mustafa Muçi – (15 Janar 2000)

13:22 15/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mustafa Muçi dhe Ilir Zela kanë marrë sot firmën e Mejdanit për postet e propozuar nga kryeministri Meta. Mejdani ka firmosur sot edhe dekretin e shkarkimit të Preç Zogaj dhe Zef Preçit sipas kërkesës zyrtare të bërë nga kryeministri Meta. Ky dekret prej disa ditësh ka qëndruar në tavolinën e presidentit. Pra sot paradite Mejdani pasi ka hedhur firmën për shkarkimin e ministrave, ka thirrur në presidencë dy ministrat e rinj. Ilir Zela është emëruar ministër i Shtetit pranë kryeministrit, ka qënë deputet i PS si dhe kryetar i marrëdhënieve me publikun i kësaj partie. Ndërsa Mustafa Muçi zgjidhet ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit. Ky ka qënë këshilltar i kryeministrit Meta.

Dy minisrat e rinj pas marrjes zyrtare të detyrës nga vetë presidenti Mejdani kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Meta. Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa Muçi pas marrjes së postit ka thënë për Tv Klan se do të kryej të gjitha detyrat funksionale, duke mënjanuar abuzimet në këtë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme