Emërohet Komandanti Chiavareli – (20 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
E para forcë e NATO-s në Shqipëri e udhëhequr nga italianët. Emërohet dhe qëndron sot para mediave komandanti i ri i cili zëvendësoi Frizonen, që qëndroi 6 muaj në Shqipëri, Gjeneral Luixhi Chiavareli. Misioni është të veprojë nën komandën e KFOR-it, të mirëmbajë linjën e komunikimit nëpërmjet Durrësit dhe kufirit me Kosovën, të garantojë funksionimin e bazës së prapavijes pranë Portit të Durrësit, të mirëmbajë pikën e zbatimit në Aeroportin e Rinasit dhe të jetë pikë kontakti e NATO-s me Shqipërinë dhe të mbajë koordinime nëse është e nevojshme me organizatat kryesore Internacionale.
Brigada e mekanizuar Friuli e cila do të jetë prezente për disa muaj në Shqipëri po shndërrohet në brigadë ajrore që do të jetë e para në ushtrinë italiane. Kjo brigadë është pjesë e komandës së forcave të Natos dhe ky është misioni i tretë i paqes jashtë kufijve të vendit të tyre./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti