Emigrantët ankesa për pagesën e karantinës


Emigrantët ankesa për pagesën e karantinës

15:46 16/04/2020

Nuk kanë para të paguajnë hotelin, kërkojnë kthimin në shtëpi

Ka shkuar në 139 numri i qytetarëve shqiptarë,që janë kthyer ditët e fundit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë karantinuar në hotelet e Korçës dhe Pogradecit.

Shumica e të kthyerve, janë në vështirësi ekonomike dhe e kanë të pamundur të paguajnë qëndrimin në hotel, ku vetëm për fjetjen ju duhet të paguajnë  1200 Lekë çdo natë.

Sigurimi i ushqimit mbetet gjithashtu problem, sidomos për qytetarët e zonave të tjera të vendit, për të cilët është kërkuar edhe ndihma e bizneseve.

Personat e kthyer nga vendet fqinjë, ju kanë kerkuar autoriteteve lokale të testohen dhe më pas të vazhdojnë karantinën në shtëpitë e tyre, por këta të fundit janë të vendosur për të zbatuar kërkesat dhe kushtet e karantinës, sipas përcaktimit ligjor.

Prefektura e Korçës ju ka kërkuar bashkive prej nga vijnë të kthyerit, të shohin mundësinë për të marrë përsipër faturën e karantinimit për qytetarët që janë pa të ardhura dhe ju përkasin shtresave në nevojë.

Tv Klan






Të ngjashme