Emigrantët dhe guidat për t’i ardhur në ndihmë atyre (4 Mars 1999)
Emigrantët shqiptarë më të mbrojtur nga Qeveria. Për të gjithë ata që marrin rrugën e emigrimit për të siguruar jetesën në zonën perëndimore, Ministria e Punës dhe Drejtoria e Emigracionit ka planifikuar hartimin e guidave të informacionit, të cilat do ju vijnë në ndihmë emigrantëve për t’u orientuar në tregun e punës dhe për të mos rënë viktima të trafikut dhe të krimeve mafioze.
Përveç hapjes së konsullatave të punës do të shërbejnë edhe keto guida qe do te shoqerohen me harta te shteteve ku emingranti ndodhet. Numrat e telefonava të ambasadave tona si dhe institucionet ku emigrantët mund të kërkojnë nidhmë. Drejtori i Drejtorisë së emigracionit Kosta Bariaba sqaron:
“ Një njeri shqiptar në momentin që do të marrë kalimin për të emigruar mos të shkojë drejt së panjohurës por të shkojë drejt një pike referimi për të cilin ai ka informacioni e nevojshëm. Në këtë guidë ne do të botojmë mundësitë që ofrohen për punë në secilin shtet dhe kushtet që duhet të përmbushë qytetari shqiptar për t’u punësuar në secilin shtet. Gjithashtu dhe llojet e emigrimit që aplikohen në secilin shtet. Ljohet e vizave që pajiset secili shtet, Kushtet që u duhet qytetarëve për të gëzuar të drejtën e të pajisurit me këtë vizë. Ne do të japim dhe një pasqyrë të plotë mbi mundësitë që mund t’u ofrohen për punë, jetë ose studim”
Duke u pajisur me kete guidë emigrantët do ta kenë më të lehtë të mësojnë rajonet ku ka nevojë për punëtorë krahu e punë të tjera./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti