Emigrantët kurdë të kapur nga Policia në Gjirokastër dhe Vlorë ( 15 Tetor 1999)
Policia shqiptare në aksion kundër trafikimit të klandestinëve kurdë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas burimeve të bluve, janë kapur dy grupe të dëshpëruarish nga Azia e vogë. Komisariati i Policisë Gjirokastër ka ndaluar ditën e djeshme dy shtetas shqiptar në furgonin e të cilit udhëtonin 8 kurdë me destinacion Italinë, ku më pas 10 personat janë shoqëruar në Komisariatin e këtij qyteti.
Kolegët e Postës së Policisë së Himarës, të Komisariatit të Vlorës mbrëmë vonë kanë bllokuar 18 kurdë dhe shtetasin shqiptar që i transportonte. Blutë e Himarës kanë ushtruar kontroll në rrugën nacionale që lidh Vlorën dhe Sarandën dhe kanë bllokuar furgonin me targa të Gjirokastrës me të cilin udhëtonin 18 kurdët e kapur nga ata.
Ditët e fundit është shtuar fluksi i kurdëve të ardhur në Shqipëri për të emigruar në Itali e më gjerë. Nga ana tjetër në bashkëpunim ne Guardia di Finanzia Policia kufitare e Vlorës ka kthyer mbrapsht mbi 200 klandestinë dhe mbi 15 gomone qe kryen transportin e tyre për në bregun tjetër të Adriatikut./tvklan.al