Emigrantët, pendohet Merkel


Emigrantët, pendohet Merkel

20:22 19/09/2016

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi përgjegjësin për dështimin e paprecedent të partisë së saj CDU, në zgjedhjet në Berlin. Shefja e Bundestagut tha se ndihet e keqardhur për gabimet e kryera në menaxhimin e krizës së emigrantëve në Gjermani.

“Nëse do të mundesha, do të ktheja kohën me vite të tëra pas, për t’u pregatitur më mirë”,

tha Merkel. Kancelarja pranoi se fraza e saj,

“Ne mund ta përballojmë krizën e emigrantëve”

, ishte një faktor përcaktues në këto zgjedhje.

Politika e dyerve të hapura që ndoqi Merkel ishte kali më i fortë i betejës i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, që të dielën mori 14% të votave, duke hyrë për herë të parë në parlamentin e landit të Berlinit.

Në vend të parë u renditen social-demokratet, ndërsa CDU e Merkelit shënoi rezultatin më të ulët në histori në Berlin, me 17.6% të votave.

Tv Klan






Të ngjashme