Emigranti bën bashkë banorët, bllokohet rruga Durrës-Shijak
Amortizimi i rrugës nacionale Durrës-Shijak ka ngritur në protestë banorët e fshatrave përreth. Në shenjë revolte dhe dëshpërimi, banorët i janë bashkuar thirrjes të një emigranti për të bllokuar rrugën për 30 minuta, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Segmenti është mbushur me gropa dhe aty nuk investohet prej 20 vjetësh. Rruga Durrës-Shijak, 8 kilometra e gjatë, përshkon zonën industriale më të rëndësishme në vend. Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë, askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.
/abcnews.al