Emigranti i prezanton familjes të dashurën angleze, nënës i bie të fikët
Një i ri shqiptar, i cili jetonte në Angli është kthyer disa ditë më parë në Shqipëri për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij. Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Show” familjarët e tij janë habitur kur i kanë parë, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeçarja ishte shtatzënë. Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fikët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.
“Një djalë është rikthyer nga emigracioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze. Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë, sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shtatzënë.
Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fikët”,
tha gazetari.
/tvklan.al