Emigranti shqiptar përfshihet në një aksident të frikshëm


Emigranti shqiptar përfshihet në një aksident të frikshëm

10:11 12/12/2016

Një emigrant shqiptar është përfshirë në një aksident të frikshëm në Itali. Sipas mediave të shtetit fqinj, shqiptari ende i paidentifikuar është përplasur me një mur në Varallo.

ak 2

Ai drejtonte një automjet “Alfa” dhe pas përplasjes ka bërë rrokullisje për 100 metra.

ak 3

Sipas policisë italiane shqiptari ka humbur kontrollin e makinës, dyshohet nga shpejtësia e lartë. Pavarësisht se automjeti është shkatërruar shqiptari ka mundur të mbijetojë. Ai është në spital në gjendje të rëndë./tvklan.al





Të ngjashme