Emina Çunmulaj tregon pasionin e saj të fshehur


Emina Çunmulaj tregon pasionin e saj të fshehur

22:36 08/04/2020

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj falë punës dhe bukurisë së saj mundi të bëhej pjesë e pasarelave  të markave më të njohura. Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan modelja tregoi gjithashtu edhe për një pasion të sajin që nuk e kishte bërë publik më parë.

Bëhet fjalë për sklupturën dhe një prej këtyre sklupturave e kishte punuar në kohën që mamaja e saj ishte e sëmurë dhe e përfundoi kur ajo ndërroi jetë.

Rudina Magjistari: Kam dëgjuar që ti ke pasion sklupturën?

Emina Çunmulaj: Po!

Rudina Magjistari: Sklupturën e gurit apo një material tjetër?

Emina Çunmulaj: Tani të gurit! Përpara nuk i kam treguar sklupturat në video apo në rrjetet sociale sepse e mbaj si diçka për vete, është diçka që është më intime dhe diçka që nuk e kam shpërndarë me njerëzit, sepse të gjitha të tjerat po i shpërndajmë dhe të mbetej një vetëm për mua. Këtë sklupturë e kam shumë përzemër sepse e kam punuar në kohën kur mami ishte shumë e sëmurë dhe e mbarova pas vdekjes së mamit. Kështu që është një femër, edhe është një formë lule, me një dorë e hapur këtu.

Rudina Magjistari: Çfarë materiali është?

Emina Çunmulaj: Alabastër! /tvklan.al






Të ngjashme