JO VETEM MODE – EMISIONI 21 (SEZONI 4)
Veshja e grave muslimane është një çështje shumë delikate, për kohën në të cilën po jetojmë. Edhe pse për vetë gratë dhe vajzat që mbulohen mbulesa është një përmbushje përballë Zotit dhe arritje e paqes shpirëtore, ato sërish bien pre e paragjykimeve dhe integriteti i tyre në shoqëri është i destinuar të mbetet me pikëpyetje. Tashmë dilemat marrin fund nëpërmjet historisë që rrëfejnë dy gra muslimane në karrierë.