Emisioni i ri në Klan, zbulohet studio e re e Ermal Mamaqit
Ai ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan. Bëhet fjalë për skenografin italian Gaetano Castelli, një emër i njohur ndërkombëtarisht. Pse? Mëngët janë përveshur për studion e re të emisionit më të ri në Televizionin Klan, atë të Ermal Mamaqit.
Ne mund t’ju themi se studio do të jetë rreth 4 herë më e madhe se ajo që prezantuesi ka patur në emisionin e parë. Më shumë se kaq nuk mund t’ju tregojmë, të gjitha hap pas hapi. Surpriza do të ketë pafund…
Ermal Mamaqi do të nis nga shtatori një “sfidë” të re, sigurisht në një ekran të madh. Ai vetë ka thënë se në Televizionin Klan emisioni do të marrë një dimension të ri.
Ka qenë data 1 qershor kur u zyrtarizua marrëveshja 3-vjeçare me Drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj. Deri në shtator keni shumë për të mësuar…/
tvklan.al