Emisioni “Orët e Jetës” në Klan, ndihma për fëmijët talasemik – (7 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
6 milion lekë për fëmijët që vuajnë nga talasemia, hemofilia dhe leucemia. Kjo është shifra që është mbledhur në emisionin “Orët e Jetës”, i pari i kësaj natyre i organizuar në Shqipëri. Gjatë tre orëve program, në skenën e teatrit të Rubairave, janë diskutuar problemet e fëmijëve me sëmundje gjaku.
Krahas programit në të gjitha sportelet e Bankës së Kursimeve, ka funksionuar për më se dy javë llogaria “Ndihmo jetën”, në të cilën kanë derdhu fondet e tyre individë, subjekte private, por dhe donacioni më i madh ka qenë ai i Bankës së Kursimeve, mbi 5 milion lekë të vjetra. Pas diskutimeve, materialeve filmime dhe personazheve të njohur të skenës dhe ekranit, organizatorët e programit “Orët e Jetës”, kanë qenë në pavionin pediatrik të hematologjisë, ku kanë çuar dhe tortë për këtë fëmijë.
Në datën 11 Prill, shoqata e talasemikëve, hemofilikëve dhe pavioni i leucemisë, do të tërheqin nga Banka e Kursimeve, shumën e derdhur për ta, gjatë organizimit të programit “Orët e Jetës”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti