Emrat/ Arrestohen dy doganierë, lejuan kalimin e 1.3 ton fasuleve kontrabandë


Emrat/ Arrestohen dy doganierë, lejuan kalimin e 1.3 ton fasuleve kontrabandë

10:27 08/07/2018

Dy doganierë të pikës së kalimit kufitar në Goricë dhe një person i tretë janë arrestuar nga policia e Korçës për kalimin e mallrave kontrabandë. Doganierët e arrestuar janë Gentian Keco 34 vjeç dhe Hektor Marino, ndërsa në pranga ka rënë edhe Petre Mitre 27 vjeç.

Ky i fundit transportoi me automjetin Volksëagen me targa CB3291MK 1.3 ton fasule kontrabandë, ndërsa dy doganierët lejuan kalimin e mallit drejt tokës shqiptare pa bërë kontrollin dhe procedurat doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

/tvklan.al






Të ngjashme