Emrat/ Bënë kërdinë me vjedhje, pranga 2 personave


Emrat/ Bënë kërdinë me vjedhje, pranga 2 personave

10:08 01/09/2018

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi në lagjen “Ujë i ftohtë” i kanë vjedhur portofolin shtetasit me inicialet K.B.

Kjo nuk ishte hera e parë që Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, të dy banues në Vlorë vidhnin qytetarët.

Nga hetimet e kryera të policisë, ka rezultuar se këta Lushaj dhe Arizi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të dokumentuara si më poshtë:

1- Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

2- Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D.

3- Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

4- Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

/tvklan.al

 






Të ngjashme