Emrat/ Goditet grupi kriminal në Shkodër, 3 të arrestuar


Emrat/ Goditet grupi kriminal në Shkodër, 3 të arrestuar

10:31 03/10/2017

Një operacion policor i koduar “Broken House” ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që grabiste banesat.

Policia ka mundur të evidentojë 11 raste të vjedhjeve të banesave në harkun kohor të tre muajve, qershor-korrik-gusht.

Të arrestuarit janë Esmir Demaj 28 vjeç, Altin Billa 39 vjeç dhe Gentian Dibra 40 vjeç.

1-Më datë 26.06.2017, në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.

2-Me datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.

3-Me datë 18.08.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  S. K. 60 vjeç.

4-Me datë 23.08.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.

5-Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë,  Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç. 

6-Me datë 22.08.2017, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.

7-Me datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.

8-Më datë 01.06.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.

9-Më datë 17.08.2017, në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç

10-Më datë 19.08.2017, në fshatin “Boriç i Madh”,  Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.

11-Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur  me thyerje   banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç. /

tvklan.al






Të ngjashme