Emrat/ Kapen 25 kg drogë, pranga 3 personave


Emrat/ Kapen 25 kg drogë, pranga 3 personave

09:06 21/09/2017 https://youtu.be/BY_GM1QjZkU

Policia e Lezhës ka bërë të mundur sekuestrimin 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, si dhe ka vënë në pranga tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.

Si rezultat i tij u bë i mundur  kapja  dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasve :

  • Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë
  • Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë

Këta 2 shtetas , në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës  narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban,  e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Në vijim të veprimeve policore , pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike .

Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr  lëndë narkotike Mariuanë.

 Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon  puna për verifikimin e  pasurive, pasi  i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete  në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj

Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal  në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.

 Veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ”  ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga  nenet 283 dhe 287 të  Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M.

 Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al

 






Të ngjashme