Emrat/ Kapen me heroinë, pranga 2 personave
Ishin nisur drejt Elbasanit për të shitur heroinë, por u kapën nga policia. Arjan Çani 49 vjeç nga Berati dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç nga Korça u arrestuan pas një kontrolli të policisë në aksin Qafë-Thanë- Elbasan.
Për t’i shpëtuar policisë ata udhëtonin me automjetet të ndara, ku Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën, ndërsa Çani vinte pas tij. Droga me peshë 500 gramë ishte ndarë në doza të vogla dhe gati për t’u shitur. Policia beson se bëhet fjalë për një rrjet më të gjerë ku janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve"./tvklan.al