Emrat/ Pranga dy të rinjve shqiptarë, kapen me drogë
Një operacion i policisë italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë. Të arrestuarit janë Fabian Gjergji e 28 vjeç, dhe Klesti Qose 29 vjeç, pasi janë kapur me tre kilogramë marijuanë dhe gjysmë kilogrami heroinë.
Dy të rinjtë shqiptarë akuzohen për trafik droge dhe sipas mediave italiane shqiptarët ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në qytezën e Castrovillarit.
/tvklan.al